Rreth Nesh
Leposava Venovska-Avokati i Shtetit për njësinë rajonale Shkup
- E lindur më: 26.03.1980, në Shkup.
- Arsimi: Diplomuar në drejtësi në Fakultetin Juridik Justiniani I, me provim të dhënë të jurisprudencës.
Eksperiencë pune:
- Në periudhën nga 04.05.2006 deri më 20.12.2011-jurist në Studio Avokatie
- Në periudhën prej 21.12.2011 deri në dhjetor 2020-Bashkëpunëtor i lartë gjyqësor në Gjykatën
- Administrative dhe person i autorizuar për prokurim publik.
- Më datë 10.11.2020 është emëruar Avokati i Shtetit për njësinë rajonale Shkup me mandat të përhershëm.
Katerina Talevska Skeparoska-Avokati i Shtetit për njësinë rajonale Strugë
- Katerina Talevska Skeparoska ka lindur më 22 shkurt 1988 në Strugë. Ajo u shkollua në Fakultetin Juridik në Universitetin Fon në Strugë, drejtimi Drejtësi dhe Punë të Brendshme, ku kreu studimet pasuniversitare në të njëjtin fakultet.
- Është iespecializuar me temën “Vrasja në rajonin e Strugës në periudhën 2007-2009”, ka magjistruar me temën “Shtetësia si pikë detyruese për rregullimin e marrëdhënieve familjare dhe trashëgimore me element të huaj”.
- Provimin e jurisprudencës e ka dhënë në vitin 2014 në Shkup.
Eksperiencë pune:
- 2011-2014 Bashkëpuntor i Avokatit-Avokati Vladimir Stojkoski
- 2014-2016 Koordinator i projektit-Fondacioni Shoqëria e Hapur Maqedoni
- 2016-2020 Koordinator i Projektit-Qendra Komunitare e Komunës së Strugës
- Me vendim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut nga 10.11.2020, ajo u emërua Avokati i Shtetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për njësinë rajonale Strugë.
Publikimet:
- Hap pas hapi përmes procedurave të bashkisë
- Buxheti qytetar i komunës së Strugës
- Transparencë dhe llogaridhënie aktive e ndërmarrjeve publike në funksion të reduktimit të korrupsionit
Nadezhda Gjoreska-Avokati i Shtetit për njësinë rajonale Strugë
- Datëlindja 24.11.1963, në Strumicë. Ka diplomuar në Fakultetin Juridik në Shkup, më 6 qershor 1994, me të cilin ka diplomuar në Universitetin “Shën. Kiril i Metodij” Shkup, i diplomuar në drejtësi. Provimin e jurisprudencës e ka dhënë më 11.06.1997, ndërsa nga data 15.07.1998 me kontratë të lidhur pune është punësuar si bashkëpunëtor i pavarur profesionale në Prokurorinë Publike-Strugë. Më pas fiton statusin e këshilltarit dhe nga 11.05.2006 me vendim të Qeverisë është emëruar zëvendësmbrojtës publik për Strugë, ndërsa nga 07.12.2010 me vendim të Qeverisë është emëruar Avokati i Shtetit në Avokaturën e Shtetit të Republikës së Maqedonisë për njësinë rajonale Strugë, funksion të cilin e kryen edhe sot.
Daniella Divanisova-Avokati i Shtetit për njësinë rajonale Koçan
- E lindur në Shkup në vitin1978, arsimin fillor dhe të mesëm e përfundon në Shën Nikollë.
- Në vitin 2004 ka diplomuar në Fakultetin Juridik “Justiniani I” në UKIM Shkup.
- Në vitin 2006 ka dhënë Provimin e jurispodencës në Ministrinë e Drejtësisë, po të njëjtin vit është punësuar në zyrën përmbaruese në Koçan si ndihmës përmbarues deri në vitin 2012.
- Me vendim të Qeverisë së RMV-së në maj të vitit 2012 është emëruar Avokati i Shtetit për njësinë rajonale Koçan, me mandat të përhershëm.
Email: daniela.divanisova@dprsm.gov.mk
Bllagojço Stoimenov-Avokati i Shtetit për njësinë rajonale Koçan
- I lindur më 16.04.1965 në Koçan
- Ai jeton në fshatin Zërnovci, komuna e Zërnovcit
Ka diplomuar në Fakultetin Juridik në Shkup në vitin 1992
- Ka punuar si praktikant gjyqësor në Gjykatën Komunale të Koçanit
- 1997 bashkëpunëtor profesional pas dhënies së provimit të jurisprudencës.
- 02.12.2008 Avokati i Shtetit për njësinë rajonale Koçan-me mandat të përhershëm
Ollgica Janeva-Avokati i Shtetit për njësinë rajonale Koçan
- E lindur më 16.04.1974 në Koçan, ku ka kryer arsimin fillor dhe të mesëm, në vitin 1993/1994 regjistrohet në Fakultetin Juridik, Justiniani I, Shkup, ku diplomoi më 02.11.1998.
- Më 1 shkurt 1999 filloi punën në zyrën e avokatisë si praktikante avokate, pas dhënies së provimit të jurisprudencës si bashkëpunëtore profesionale juridike, juriste dhe avokate e pavarur deri më 10 nëntor 2020, kur u emërua Avokati i Shtetit për njësinë rajonale Koçan me mandat të përhershëm.
Email: olgica.janeva@dprsm.gov.mk
Ilber Jusufi-Avokati i Shtetit për njësinë rajonale Gostivar
- Datëlindja:20.09.1981
- Vendbanimi: f.Sërmnovë Gostivar
- Arsimi:
- 1988-1996: Arsimi fillor Sh.f ”Bashkim vllazrimi” f.Sërmënovë Gostivar
- 1996-2000: Arsimi i mesëm Shkolla e mesme ”Pance Poposki” Gostivar
- 2001-2006: Studimet Fakulteti Juridik Ut Tetovë
Eksperiencë pune:
- 2006-2008: Praktika në Gjykatën Themelore të Gostivarit
- 2008-2009: Këshilltar në Ministrinë e Mjedisit dhe planifikimit hapsinor, Shkup
- 2009-2016: Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut Sekreteriati për Marrëveshke Kornizë, Bashkëpuntor i Ri për Koordinim dhe Bashkëpunim.
- 2015-2016: Bashkëpunëtor prefesional në Prokurorinë e Lartë Publike Gostivar
- 2016-2019: Noter për zonën e Gjykatës Themelore Gostivar
- 2020: Avokati Shtetëror i Republikës së Maqedonisë së Veriut për njësinë rajonale Gostivar
- 2013: Provimi i jurisrudencës
- 2015: Provimi për noter.
Email: iljber.jusufi@dprsm.gov.mk
Svetllana Rafaillovska- Avokati i Shtetit për njësinë rajonale Gostivar
- Të dhënat personale:E lindur me 29.07.1967 në Gostivar, arsimi fillor dhe i mesëm në Gostivar.
- Arsimi: E diplomuar në drejtësi me provim të dhënë të jurisprudencës
Përvojë pune:
- Praktikë vullnetare në Gjykatën Themelore të Gostivarit 1992-1994.
- Praktikant juridik në zyrën e avokatisë 1995-1997
- Bashkëpunëtor profesional juridik 1997-1998
- Këshilltar për Çështje Juridike dhe Përfaqësim në Procedurë Civile në Avokaturën e Shtetit për njësinë rajonale Gostivar 1998-2010
- Avokati i Shtetit për njësinë rajonale Gostivar 2010-sot
Referencat:
- Pjesëmarrja në seminare të shumta dhe këshillime ekspertësh të organizuara nga Avokatura e Shtetit, Akademia për Trajnim të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, Instituti për Kërkime dhe Edukim Juridik-Ekonomik…….
Gjuhë të huaja:
- Njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze
- Njohuri solide të gjuhës shqipe
- Njohuri kompjuterike: MC WORD, Power point, Access, Internet, Exel
Aftësitë dhe shkathtësitë: Përgjegjësia dhe këmbëngulja në punë, Dëshira për përmirësim të vazhdueshëm, Besnikëri, Aftësi komunikuese, Ambiciozitet, Punë ekipore dhe individuale.